RTSH 24 Live

Aktualitet

Nesër Pika Kufitare e Kakavijës pjesërisht e mbyllur, pala greke në grevë

23/11/2020

Nesër Pika Kufitare e Kakavijës pjesërisht e mbyllur, pala greke në grevë

Nesër, për një afat 24 orë, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur, kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë. Një vendim i tillë ka ardhur pasi punonjësit kërkojnë rritje të pagës, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës. Kakavja do të jetë e mbyllur nga nesër, 24 nëntor ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor nuk do të lejohen të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.