RTSH 24 Live

Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja mes Albgaz dhe ENAGAS, Balluku: Energjia e rinovueshme, prioritet për Shqipërinë

04/10/2022

Nënshkruhet marrëveshja mes Albgaz dhe ENAGAS, Balluku: Energjia e rinovueshme, prioritet për Shqipërinë

Shqipëria ka nënshkruar këtë të martë (4 tetor) marrëveshjen e bashkëpunimit mes Albgaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS, duke i hapur rrugë të dyja palëve për të punuar dhe ndërvepruar së bashku sa i takon projekteve të rëndësishme që Qeveria Shqiptare ka në sektorin e gazit.

E pranishme gjatë nënshkrimit të marrëveshjes zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha energjia e rinovueshme është një prioritet për Shqipërinë dhe se kjo marrëveshje do të ndikojë në hapat që do të hedhim në të ardhmen. Balluku tha se pavarësisht se vendi prodhon 100% të energjisë së rinovueshme, sërish kemi nevojë për burime alternative.

Në javën e parë të tetorit kemi arritur të konkludojmë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila vendos në një kuadër të pastër ligjor hapat që do të hedhim në të ardhmen.

Nuk ka asnjë shtet i cili është imun nga kriza që ka krijuar në ditët e sotme energjia. Nuk është thjesht çështja e çmimit, nuk është thjesht tregu që po sillet në një mënyrë të paprecedent, por ka të bëjë me sigurimin e energjisë.

Shqipëria ka qenë imune nga problemi i gazit rus, por nga ana tjetër ne nuk jemi imunë nga importet e energjisë elektrike.

Ne prodhojmë 100% energji të rinovueshme, por edhe në ditët më të mira energjia nuk është më shumë se 75% e nevojës të tregut. Ne jemi të detyruar që 25% ta blejmë në import. Asnjë shtet nuk është i përgatitur për të përballuar këtë krizë energjitike.

Energjia e rinovueshme është një prioritet për Shqipërinë. Sot ka nisur ndërtimi i disa parqeve fotovoltaike. Por shpesh janë energji të rinovueshme shpesh herë të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike. Për të pasur një burim të qëndrueshëm, kemi nisur prej kohësh një projekt, i cili u kthye në një projekt rajonal me interes për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.

/rtsh.al/