RTSH 24 Live

Kronika

Nën kërcënimin e thikës dhe një pistolete lodër, vidhnin qytetarët në sheshin “Skënderbej”, arrestohen 2 persona

24/12/2022

Nën kërcënimin e thikës dhe një pistolete lodër, vidhnin qytetarët në sheshin “Skënderbej”, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë në Tiranë, të akuzuar se vidhnin qytetarë të ndryshëm në sheshin “Skënderbej”. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, u vidhnin sendet personale qytetarëve nën kërcënimin e thikës dhe një pistolete lodër. Po ashtu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë edhe për një 14-vjeçar, që dyshohet i përfshirë.

Ata u kapën në flagrancë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa akuzohen se kanë vjedhur 3 persona gjatë ditëve të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/