RTSH 24 Live

Kronika

Negociatat me PD-në, Mediu: Në bazë të parimeve, jo pazareve

21/01/2021

Negociatat me PD-në, Mediu: Në bazë të parimeve, jo pazareve

Në prezantimin e kandidatëve për deputet në Fier, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se negociatat me Partinë  Demokratike për listat e kandidatëve po kryhen në bazë të parimeve dhe jo të pazareve.  "Unë dua mundësinë për të konkurruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar. Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë? Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithsecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje. Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme." tha Mediu.

Mediu tha se opozita do të dalë sëbashku në zgjedhje për të maksimalizuar votat e së djathtës në zgjedhjet e 25 prillit.