RTSH 24 Live

Art

Në "tempullin" e piktorit Helidon Haliti

09/01/2021

Në "tempullin" e piktorit Helidon Haliti

Një shprehje shumë e bukur e shkrimtarit Albert Kamy thotë që ″Nqs bota do të ishte e qartë, arti nuk do të ekzistonte″, ndaj  shpeshherë realiteti që na rrethon i ngacmon artistët për ta mishëruar atë duke krijuar një harmoni të përsosur që provokon një emocion estetik tek artdashësit. E tillë është edhe ndjesia që na përcjell arti i Helidon Halitit.
Studio e një artisti është në një farë mënyre tempulli ku ai kryen ritet e tij dhe kjo periudhë e ka afruar akoma më shumë artistin Haliti me këtë ambient, aty ku ai ndan momentet e bukura dhe ato të vështira.
Komunikimi me artdashësit nëpërmjet artit të tij, në një farë mënyre e përmbush një artist, por në rrethanat e kushtëzuara në të cilat ndodhemi, hapësirat e ekspozimit janë ende të pamjaftueshme,- sipas artistit.
Në procesin krijues të një artisti shpeshherë shohim një ndikim që ka tek vepra e tij realiteti përreth. Artisti Haliti ka pak kohë që e kaloi jo shumë lehtë Covid-19, por tek ai.