RTSH 24 Live

Kuriozitete

Në rreth 4 dekada është dhjetëfishuar popullata e drerëve të rrallë

17/10/2021

Në rreth 4 dekada është dhjetëfishuar popullata e drerëve të rrallë

Një studim mbi popullatën e drerëve sika në Rezervatin Natyror Taohongling, në provincën Jiangxi të Kinës lindore, tregoi se numri i drerëve është rritur dhjetëfish në krahasim me katër dekada më parë, njofto zyra pyjore krahinore, citon “Xinhua”.
Sipas studimit, popullsia e kësaj specie u rrit në 624 krerë në 2021 nga më pak se 60 në 1981-shin. Dreri sika, një specie e rrezikuar nën mbrojtje të lartë kombëtare në Kinë, i përket familjes së nënllojeve të drerëve të Kinës Jugore. Ekspertët kanë kryer shumë sondazhe të popullsisë së këtyre kafshëve në rezervatin natyror që nga viti 1981 dhe kanë parë një rritje të vazhdueshme të numrit të popullatës së tyre gjatë dekadave të fundit.
Rezervati Natyror Taohongling, i cili mbulon një sipërfaqe totale prej 125 km katrorë në qytetin Jiujiang, është një qendër e rëndësishme mbrojtëse për drerat e egër sika.