RTSH 24 Live

Kronika

Në pritje të çertifikimit të zgjedhjeve, Del Monaco: "Shpresoj të ketë mirëkuptim racional"

28/05/2021

Në pritje të çertifikimit të zgjedhjeve, Del Monaco: "Shpresoj të ketë mirëkuptim racional"

OSBE-ODIHR është duke pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për të dalë edhe me raportin zyrtar. Nga Shkodra, ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco uroi që rezultati të prezantohet sa më shpejt tek qytetarët. Ai u shpreh se vlerësimi i procesit zgjedhor bëhet nga bashkëpunëtorët e ODHIR.
“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.  Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtar që uroj që shumë shpejt t'i prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtar nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, u shpreh ambasadori.
I pyetur në lidhje me klimën politike ambasadori u përgjigj shkurt: “Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”.
Ambasadori Del Monaco mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Autoriteti i Dosjeve për nisjen e kërkimit dhe rikuperimit të trupave të zhdukur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.