RTSH 24 Live

Aktualitet

Në prag të Ditës së Europës, Kushi: Të gjithë bashkë të punojmë që Europa të jetë këtu!

07/05/2021

Në prag të Ditës së Europës, Kushi: Të gjithë bashkë të punojmë që Europa të jetë këtu!
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mori pjesë sot së bashku me përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri në aktivitetin e organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Ismail Qemali” në kuadër të festimeve për “Ditën e Europës”.
 
Kushi tha se mbeti shumë e impresionuar dhe e emocionuar nga një superorganizim i nxënësve të talentuar dhe mësuesve të përkushtuar të këtij gjimnazi.
 “Materiale vizuale në çdo ambient të shkollës, mini-ekspozita, diskutime të hapura, aktivitete sportive, etj, ishin disa nga aktivitetet që përcillnin proceset historike të BE dhe mesazhin, se Shqipëria i përket familjes së madhe të vlerave europiane”, – theksoi Kushi.
 
Ministrja falënderoi nxënësit dhe mësuesit për angazhimin dhe u uroi shumë suksese për mbylljen e këtij viti shkollor.
 
Me rastin e “Javës së Europës” po organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme në vendin tonë.