RTSH 24 Live

Aktualitet

Në një javë pezullohen 683 patenta dhe vendosen 1610 gjoba, makinat inteligjente ‘nuk falin’ shoferët

23/06/2022

Në një javë pezullohen 683 patenta dhe vendosen 1610 gjoba, makinat inteligjente ‘nuk falin’ shoferët

638 patenta janë pezulluar dhe 1610 gjoba janë vënë ndaj drejtuesve të mjeteve pasi janë kapur nga makina inteligjente me shpejtësi dyfish mbi norman e lejuar.

Flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, e pajisur me makinën inteligjente dhe radarët automatikë monitorojnë akset kryesore për të shmangur aksidentet. Në një javë janë ndaluar 233 automjete të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të evidentuara nga makina inteligjente. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, për gara shpejtësie.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 431 drejtues mjetesh, për parakalime të rrezikshme në rrugë.

Nga përpunimi që i kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësisë së skanuar nga makina inteligjente, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjeteve.

/rtsh.al/