RTSH 24 Live

Kuriozitete

Në Mongolinë e brendshme zbulohet nje lloj i ri dinozauri

03/11/2021

Në Mongolinë e brendshme zbulohet nje lloj i ri dinozauri

Paleontologët kinezë njoftuan zbulimin e një dinozauri të ri me një hark unik në formë fluture të rruazave dorsale të përparme, gjë që e bën atë të dallueshëm nga trodontidët e tjerë, bën të ditur “Xinhua”.
Ekipi hulumtues gjeti holotipin e tij në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore. Holotipi përbëhet nga një kranium pothuajse i plotë, me një gjatësi totale prej 12 cm dhe kocka fragmentare postkraniale.

Pei Rui, nga Instituti i Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë së Vertebrorëve në Akademinë e Shkencave Kineze, tha se dinozauri jetonte rreth 83 milionë deri në 70 milionë vjet më parë.
Zbulimi është i rëndësishëm për studimin mbi biodiversitetin e krijesave të gjalla në tokë dhe ndryshimin paleomjedisor në Azinë Verilindore, shtoi Pei.
Versioni “online” i zbulimit u publikua në "Cretaceous Research" në tetor.