RTSH 24 Live

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve, arrestohet në Durrës 28-vjeçari rus

01/10/2022

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve, arrestohet në Durrës 28-vjeçari rus

Një 28-vjeçar rus, i kërkuar nga drejtësia gjermane për trafikim të narkotikëve, është arrestuar këtë të shtunë në ambjentet e një hoteli në Durrës. Sipas njoftimit të policisë D.B në bashkëpunim me shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Kempten”.

Si rezultat i këtij operacioni, në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua nga FAST Albania, shtetasi D. B., 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/