RTSH 24 Live

Kulturë

Në Golem me presidentin Meta, për promovimin e librit ‘‘Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë‘‘

10/01/2021

Në Golem me presidentin Meta, për promovimin e librit ‘‘Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë‘‘
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Libri “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë” i autorit Gëzim Abdishahi, u inagurua të dielën në xhaminë  e Golemit ku ai shërben edhe si imam.

Në prezencën e komunitetit të zonës, dhe shumë personaliteteve e klerikëve të lartë shqiptarë, në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, i cili teksa përshëndeti të pranishmit u shpreh se sakrifica e klerikëve myslimanë gjatë diktaturës dhe pas saj ka qenë një moment i rëndësishëm në historinë e lirisë së besimit në vend. 

Ky libër është një kontribut i tij i vyer për të evidentuar patriotizmin e gjithë klerikëve myslimanë shqiptarë, që mbi gjithçka vunë atdheun, si gjënë më të shenjtë ndërsa vetë autori shprehet se Atdhedashuria dhe puna për kombin janë detyrë e çdo njërit prej nesh.

Për Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimajn dhe profesorëve të cilët e vlerësuan librin e imamit Gëzim Abdishahi, rruga e mundimshme e gjithë sakrifica e klerikëve myslimanë në shekuj është një model frymëzimi edhe për vendet e zhvilluara. 

Libri nxjerr në pah veprën e klerikëve të shquar dhe martirë si hafiz Ibrahim Dalliu, hoxhë Hasan Vogli, haxhi Vehbi Dibra, hoxhë Kadri Prishtina, hafiz Ali Korça, hafiz Ali Kraja, hafiz Sabri Koçi etj, të cilët regjimi dictatorial i burgosi dhe persekutoi por kurrë nuk i përuli për të mos besuar në zot e Atdhe.