RTSH 24 Live

Kulturë

Në garë edhe Ismail Kadare, shpallet fituesi i çmimit Nobel

08/10/2021

Në garë edhe Ismail Kadare, shpallet fituesi i çmimit Nobel

Novelisti nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, është shpërblyer të enjten me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021. Komiteti i Nobelit e ka lavdëruar Gurnah për “thellimin e pakompromis dhe emocional në efektet e kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”. Çmimi është ndarë nga Akademia Suedeze dhe ka vlerën e 1.1 milion dollarëve. I lindur në Zanzibar më 1948, Gurnah ka arritur në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Ai është autor i 10 novelave e shumë rrëfimeve të shkurtra, si edhe ka qenë profesor i "Literaturës angleze dhe postkoloniale" në Universitetin e Kentit, deri në pension. Ndarja e çmimeve Nobel për sivjet nisi të hënën, kur është ndarë çmimi për zbulimet në fushën e mjekësisë. Të martën është ndarë çmimi për fizikë, të mërkurën për kimi, ndërsa çmimet për paqe edhe ekonomi do të ndahen në ditët në vazhdim.