RTSH 24 Live

Kulturë

Në Ditën Botërore të Poezisë, Presidenti Meta, publikon disa vargje të Fan Nolit

21/03/2021

Në Ditën Botërore të Poezisë, Presidenti Meta, publikon disa vargje të Fan Nolit

Në Ditën Botërore të Poezisë, Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa vargje të Fan Nolit. Ai shprehet se vrulli shpërthyes i poezisë 'Anës Lumenjve' të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

'Anës lumenjve', një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke. Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”. Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko", shkruan Meta.