RTSH 24 Live

Kulturë

Në Baoding  do të hapet Muzeu i Paleontogjisë

05/12/2021

Në Baoding  do të hapet Muzeu i Paleontogjisë
Muzeu

Një muze i historisë natyrore që fokusohet në paleontologji është në ndërtim e sipër në Baoding, në provincën veriore kineze të Hebeit, ku do të ekspozohen mijëra fosile.
Projekti i muzeut kryhet së bashku nga Qeveria Komunale e Baoding dhe Instituti i Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë së Vertebrorëve, i lidhur me Akademinë e Shkencave Kineze, përcjell “Xinhua”.

Me një investim total prej 1.7 miliardë juanë (afërsisht 273.5 milionë dollarë), do të ketë një sipërfaqe prej afërsisht 73.100 metra katrorë me gjashtë salla për ekspozita të përhershme dhe dy për ekspozita të përkohshme.
Instituti hapi Muzeun e parë Paleozoologjik të Kinës në Pekin në vitin 1994, por ai nuk arrin të përmbushë kërkesat e studiuesve dhe publikut për shkak të kushteve dhe hapësirës së kufizuar. Prandaj, muzeu i ri Baoding do të sigurojë më shumë hapësirë ekspozite për 400.000 ekzemplarë fosile të institutit.