RTSH 24 Live

Ekonomi

Ndryshon projektligji për amnistinë fiskale, deklarim i pasurisë deri në 2 mln euro! Kush nuk përfiton

23/06/2022

Ndryshon projektligji për amnistinë fiskale, deklarim i pasurisë deri në 2 mln euro! Kush nuk përfiton

Deri në 2 milionë euro do të mund të deklarohen vullnetarisht pa pasur frikën e ndjekjes panele. Ky është projektligji i amnistisë fiskale dhe penale që përfitojnë të gjithë rezidentët në Shqipëri dhe emigrantët shqiptar. Projektligji i amnistisë fiskale që po punohej për plotësimin e tij në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë është hedhur tashmë për konsultim publik.

Përmes amnistisë fiskale emigrantët dhe rezidentët në Shqipëri do të mund të deklarojnë paratë dhe pasuritë e tyre nga puna në të zezë duke i futur në sektorin bankar pa qenë nevoja të verifikojnë burimin dhe do të kenë njëkohësisht edhe amnisti penale.

Sipas projektligjit deklaruesit përjashtohen nga detyrimi i dhënies së informacionit se si i kanë siguruar këto pasuri dhe përjashtohet nga ndjekja penale apo sekuestrimi i tyre.

Në deklarimin e parave dhe pasurive deri në 2 milionë euro do të mbahet një tatim i posaçëm që është nga 7 % i shumës totale nëse deklarimi dhe pagesa bëhet në 4 muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit deri në 10 % të shumës totale të deklaruar nëse deklarimi dhe pagesa kryhet pas 5 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Gjithashtu shuma e parave të deklaruar nuk mund të lëvizjet jashtë vendit për një periudhë 5-vjeçare nga bankat dhe nëse kjo do të ndodh para afatit 5-vjeçar do u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Nga kjo amnisti, nuk do të përfitojnë funksionarët e lartë të shtetit, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë dhe personat me të shkuar kriminale.

Për zbatimin e këtij ligji do të ngrihet Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

/rtsh.al/