RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndryshojnë kriteret e legalizimit

22/01/2021

Ndryshojnë kriteret e legalizimit

Në datën 1 janar 2021 hyn në fuqi VKM 1040 mbi përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit për ndërtimet pa lejë. Përmes  kësaj përcaktohen rregullat në ndërtimet informale. Sipas juristes së Agjensisë Rajonale të Kadastrës Korçë Rodiona Kame, bëhët e ditur se përfitojnë shumë individë të cilët ndërtimet e tyre I kanë pasur në rrugë të kategorisë  C. Të gjithë këta persona tashmë mund të plotësojnë dokumentacionin për legalizim. Një risi është dhe procedura e përshpejtuar e legalizimit.

Rrugë të kategorisë C jo vetëm qyteti I Korçës por I gjithë qarku ka shumë. Në qytet kemi rrugët Korçë- Devoll, Korçë -Kolonjë, dhe unaza e qyteti. Të gjithë ata qe kanë ndërtuar banesa tashmë e kanë mundesinë për legalizim si dhe marrjen e certifikatës së pronësisë. Të  gjithë qytetarët aplikimet mund ti bëjnë përmes portalit e-albania.