RTSH 24 Live

Kuriozitete

Ndryshmi i klimës: Të shohësh një pasuri koralore teksa zhduket

30/04/2021

Ndryshmi i klimës: Të shohësh një pasuri koralore teksa zhduket

Arkipelagu Chagos është një nga vendet më të largëta me pasurinë koralore më të pacanuar deri më sot në Tokë. Sam Purkis, profesor dhe kordinator i Departamentit të Shkencave Detare në Universitetin e Miamit shkruan për revistën The Conversation se kjo pasuri tashmë është në rrezik.
“Kur hulumtova për herë të parë Arkipelagun Chagos 15 vjet më parë, pamja nën ujë ishte e pabesueshme. Për shkak se arkipelagu është kaq i largët dhe ndodhet në një nga zonat më të mëdha të mbrojtura detare në planet, ai është strehuar nga flotat e peshkimit industrial dhe aktivitete të tjera që mund të dëmtojnë mjedisin bregdetar. Por nuk mund të mbrohet nga ndryshimi i klimës.”
Në vitin 2015, një valë e nxehtësisë detare goditi, duke dëmtuar shkëmbinj nënujorë koralesh në të gjithë botën. Profesori Purkis ishte me një ekip studiuesish detarë në një ekspeditë globale 10-vjeçare për të hartuar shkëmbinjtë nënujorë të botës, udhëhequr nga Fondacioni i Gjallesave të Oqeaneve. Raporti i tyre mbi gjendjen e shkëmbinjve nënujorë atje u botua këtë fillimi pranvere.
Ndërsa temperatura e ujit u rrit, koralet filluan të zbardhen. Kur uji nxehet, koralet bëhen të stresuar dhe ata dëbojnë algat e vogla të quajtura dinoflagelate që jetojnë në indet e tyre. Pasi dëbojnë algat, koralet kthehen rozë fluoreshente apo blu dhe të verdhë ndërsa prodhojnë kimikate për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të Diellit. Ky shpërthim ngjyrash është i rrallë dhe nuk zgjat shumë. 
“Gjatë javës pasuese, ne pamë që koralet u zbardhën dhe filluan të vdisnin. Nuk ishin vetëm copa të vogla të gumës që po zbardheshin, po ndodhte nëpër qindra milje shkëmbinj koralor” shkuan Purkis.


Një korale është në të vërtetë bashkimi i shumë polipeve të vogla koloniale që ndërtojnë skeletet e karbonatit të kalciumit. Me algat e tyre të zhdukura, polipet koralore ende mund të ushqehen, por metabolizmi i tyre ngadalësohet pa algat, të cilat sigurojnë më shumë lëndë ushqyese përmes fotosintezës. Ndërkohë koralet mbeten të dobësuara dhe më të prekshme ndaj sëmundjeve. 
“Mundëm të shihnim sëmundje që u ngjiteshin koraleve dhe kjo është ajo që i konsumonte. Ne ishim dëshmitarë të vdekjes së një rrjete koralore” mbyll fjalën e tij Profesori Purkis.(D.Mrishaj)