RTSH 24 Live

Sociale

Ndryshim rrënjësor i qendrës shëndetësore 24-orëshe të Përrenjasit

19/01/2022

Ndryshim rrënjësor i qendrës shëndetësore 24-orëshe të Përrenjasit

Rreth 37 mijë banorë të Përrenjasit do të marrin shërbim mjekësor dinjitoz në qendrën e re shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje se si ishte kjo qendër shëndetësore dhe si u transformua pas rikonstruksionit. “Mirëmëngjes me ndryshimin rrënjësor të qendrës shëndetësore 24-orëshe të Përrenjasit, që sot ofron shërbim mjekësor dinjitoz për 37 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Qendrat shëndetësore në të gjithë vendin të rindërtuara në kuadër të programi të 300 qendrave shëndetësore, janë transformuar rrënjësisht duke ofruar kushte më të mira për qytetarët dhe personelin shëndetësor.