RTSH 24 Live

Lifestyle

Ndjekja e zakoneve të shëndetshme mund të zgjasë jetën deri në 10 vjet

16/11/2022

Ndjekja e zakoneve të shëndetshme mund të zgjasë jetën deri në 10 vjet

Ndjekja e një stili jetese të shëndetshme dhe aktive ju lejon të fitoni deri në 10 vjet jetë me shëndet të mirë në veçanti gratë mund të arrijnë 10 vjet  dhe burrat shtatë vjet jetë pa kancer, sëmundje të zemrës dhe diabeti i tipit 2, falë një stili jetese të shëndetshëm.

Kështu sugjeron një studim amerikan, i publikuar në ‘BMI’. Për ta arritur këtë, studiuesit sigurojnë se mjafton të ushtroheni rregullisht , të pini me moderim, të mbani një peshë të shëndetshme, të ndiqni një dietë korrekte dhe të mos pini duhan . Hulumtimi amerikan bazohet në të dhënat nga 111,000 njerëz të ndjekur për mbi 20 vjet.

Frank Hu autor i studimit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit në Boston, tha se nga ky studim sjell "një mesazh pozitiv për publikun. Jo vetëm që fitohen më shumë vite jetë, por vite të mira, përmes zgjedhjeve më të mira".

Disa pjesëmarrës rreth të 50-ve u pyetën nëse plotësonin të paktën katër nga pesë kriteret e mëposhtme: mos pini kurrë duhan, hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, bëni 30 minuta aktivitet të moderuar ose energjik çdo ditë, kishin një indeks të masës trupore (BMI) midis 18.5 dhe 24.9. Gratë që raportuan se plotësonin katër nga pesë kriteret jetuan mesatarisht 34 vjet të tjera pa kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe diabet të tipit 2, më shumë se 10 vjet më të vjetër se bashkëmoshatarët e tyre. Për meshkujt, ndjekja e një stili jetese të shëndetshme përkthehet në 31 vite të tjera jetë pa sëmundje me rreth shtatë vjet më shumë se shumica e meshkujve. Burrat dhe gratë më të shëndetshme në studim nuk kishin pirë kurrë duhan.

/rtsh.al/