RTSH 24 Live

Kronika

Ndihmonin emigrantët të kalojnë kufirin, pranga 4 të rinjve

08/04/2021

Ndihmonin emigrantët të kalojnë kufirin, pranga 4 të rinjve

Katër të rinj u arrestuan nga Policia e Elbasanit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasit G. S. dhe A. D. (të cilët janë arrestuar më datë 28.09.2020), kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.
Sipas njoftimit të policisë shtetasit  Xh. D., 29 vjeç, R. D., 23 vjeç, J. M., 22 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivite