RTSH 24 Live

Botë

Ndihmë ushtarake për Ukrainën, SHBA jep edhe 400 milionë dollarë më shumë

23/11/2022

Ndihmë ushtarake për Ukrainën, SHBA jep edhe 400 milionë dollarë më shumë

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar dhënien edhe të 400 milionë dollarëve shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë armë, municione, si dhe pajisje për mbrojtje ajrore. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një deklarate nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Municione për artilerinë, raketa për mbrojtjen ajrore, si dhe mjetet taktike do t‘i dërgohen Ukrainës, që ti shërbejnë sa më mirë asaj në fushën e betejës”, tha ai.

Marrëveshja do të përfshijë edhe 200 gjeneratorë për të ndihmuar Ukrainën të përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike, pas sulmeve të Rusisë në infrastrukturën e saj energjetike. 

"Ato kanë si qëllim që të mbështesin nevojat e civilëve dhe të ushtarakëve"- sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral brigade, Pat Ryder.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar deri tani ndihmën më të madhe për Ukrainën që nga fillimi i luftës. BBC

/rtsh.al/