RTSH 24 Live

Sociale

Ndihma juridike falas - 3819 persona kanë përfituar në 7 muajt e fundit

2 orë para

Ndihma juridike falas - 3819 persona kanë përfituar në 7 muajt e fundit

3819 persona kanë përfituar nga ndihma juridike parësore falas që nga janari deri ne korrik 2024. Ndërsa për vitin 2023 në total kanë përfituar 7008 qytetarë.

Numri i avokatëve që ofrojnë ndihmën juridike falas dhe paguhen nga drejtoria e ndihmës juridike falas ka shkuar në 177 nga 70 avokat që kanë qenë në 2020.

Kategoritë e veçanta që kanë përfituar më së shumti janë viktima te dhunës në familje në total; 867 persona, 518 persona me aftësi të kufizuara dhe 117 pensionistë.

Gazetare: L. Përgjegji

/RTSH/