RTSH 24 Live

Botë

Ndihma e SHBA ndaj Ukrainës, reagon ambasadori rus: Rrisin rrezikun për përplasje ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit

05/10/2022

Ndihma e SHBA ndaj Ukrainës, reagon ambasadori rus: Rrisin rrezikun për përplasje ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoli Antonov, ka reaguar pas vendimit të SHBA për ndihma shtesë ushtarake ndaj Ukrainës, të cilat i sheh si kërcënim për interesat e Moskës dhe sipas tij rrisin rrezikun për përplasje ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit.

"Ne e perceptojmë këtë si një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike të vendit tonë. Furnizimi me produkte ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj jo vetëm që sjell gjakderdhje të zgjatur dhe viktima të reja, por gjithashtu rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe vendeve perëndimore” tha Antonov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Deklarata e tij erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të re ndihme për Ukrainën prej 1.1 miliardë dollarësh.

/rtsh.al/