RTSH 24 Live

Sociale

Ndërtohet ura e Izvorit , në mungesë banorët kalonin në lumë.

10/04/2021

Ndërtohet ura e Izvorit , në mungesë banorët kalonin në lumë.

Ndërtimi I urës së Izvorit  në njësinë administrative  Luftinjë  , për herë të parë do të lehtësojë lëvizjen e ndërsjellë me zonën urbane  të rreth 6 fshatrave . Një problem I kahershëm  I ngritur nga banorët  të cilët në mungesë të saj detyroheshin të  kalonin  në lumë , në rezik edhe për jetën ndërsa kjo gjë kishte penalizuar edhe  fermerët për transportin e produkteve bujqësore. Banorët shprehen  se ura ishte emergjentë dhe prej vitesh ata vuanin izolimin  në mungesë të saj , por kërkojnë që investimi të kompletohet edhe me infrastrukturën rrugore .

“Në mungesë të kësaj ure ne kalonim lumin për të shkuar në qytet . Kjo ishte kthyer në rezik për fëmijët , situatë që vijonte për 10 vite. Jemi mbi 200 familje që kalojmë në këtë zonë. Nuk është një urë ë mirëfilltë pasi edhe infrastruktura ka nevojë për ndërhyrje po të paktën na ka shmangur  rezikur për jetën.”

Ndërhyrja  për ndërtimin e urës është investuar nga Ministria e Brëndshme  ku deri tani janë  ndërtuar dy pasarela të tilla në këtë zonë.