RTSH 24 Live

Kulturë

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare "mbreti i popit" të Izraelit, Svika Pick

15/08/2022

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare "mbreti i popit" të Izraelit, Svika Pick

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare “mbreti i popit” të Izraelit Svika Pick. Kompozitori, muzikanti Pick ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Kryeministri Yair Lapid deklaroi se këngë që Pick ka pas, do vijojë të luhen dhe dëgjohen për shumë vite në vazhdim.

“Svika Pick vdiq sot, por këngët dhe meloditë që ai la pas do të vazhdojnë të luhen për shumë vite në vazhdim”, tha Lapid, raporton The Guardian.

Ndërsa Presidenti Isaac Herzog tha se Pick i kishte dhënë frymë të re peizazhit kulturor të Izraelit dhe kishte sjellë një ndryshim revolucionar në të. “Muzika e tij depërtoi në zemrat tona dhe u bë pjesë integrale e kolonës zanore të jetës sonë”, tha ai.

I lindur në Poloni në vitin 1949, Pick emigroi në Izrael me prindërit e tij në moshë të re. Ai filloi të studionte muzikën klasike në moshën pesë vjeçare dhe si adoleshent u bë vokalist në disa grupe. Ai e filloi karrierën e tij muzikore në vitet 1970 duke marrë rolin kryesor në prodhimin e parë izraelit të muzikalit Hair. Ai publikoi nëntë albume vetëm atë dekadë, me gruan e tij të parë, Mirit Shem-Or, duke shërbyer si bashkëpunëtore e ngushtë në shumë nga hitet e tij, përfshirë Mary Lou.

Pick filloi të shkruante këngë dhe muzikë për artistë të tjerë në vitet '80 dhe '90. Ai shkroi këngën fituese të Eurovizionit 1998 Diva me tekstshkruesin Yoav Ginai.

/rtsh.al/