RTSH 24 Live

Muzikë

Ndërron jetë Merdani, muzikanti që u dënua pse këndoi "Let it be"

29/08/2021

Ndërron jetë Merdani, muzikanti që u dënua pse këndoi "Let it be"

Muzika e lehtë shqiptare është në zi. Një nga zërat më të dashur të saj, këngëtari Sherif Merdani ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Merdani doli në skenë në fillim të viteve '70 ku solli për publikun shqiptar këngë mjaft të bukura "A do vish sivjet në plazh", “Mes Jush”, “Te Pres Ne Tetor”, “Kenga E Nenes”, “Vite Pa Harrim”,  “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”, “Vajza E Qelqte”, “Rruga E Dibres” këngë të kompozuara kryesisht nga Kastriot Gjini. 
Pas Festivalit të 11-të, ai edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga diktatura e komuniste për tendenca dekadente në muzikë dhe u dënua me 16 vjet heqje lirie.
Ai u riktye në skenë pas viteve '90. Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”, ndërsa në Dhjetor 1997, merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.
Një nga këngët më të bukura të tij është "Se kenduam "Let it be"" ku tregohet kalvari paradoksal i vuajtjeve të tij në komunizëm për shkak se pëlqente muzikën bashkëkohore botërore.