RTSH 24 Live

Kulturë

Ndërron jetë balerina e njohur Hueyda El Sayed

23/11/2021

Ndërron jetë balerina e njohur Hueyda El Sayed

Bota e spektaklit ka marrë të martën një lajm të rëndë. Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed. Ajo  vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. El Sayed  mbylli përgjithmonë sytë mëngjesin e së martës në një spital në Lukskemburg. Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani. Në fillim të viteve '90 ajo ishte ndër të parat që ju bashkua botës së spektaklit që lindi në Shqipëri. Veçse balerinë, Hueyda El Sayed njihej edhe si këngëtare e piktore.