RTSH 24 Live

Rajon

Ndërmjetësimi i Ramës? Mitsotakis: Ok bisedimeve me Turqinë, sapo të caktohet data

11/01/2021

Ndërmjetësimi i Ramës? Mitsotakis: Ok bisedimeve me Turqinë, sapo të caktohet data

Greqia kërkon një marrëdhënie më prodhimtare me Turqinë dhe do të marrë pjesë në bisedime eksploruese me aleatin e saj të NATO-s mbi çështjen e zonave të diskutueshme detare sapo të bihet dakord për një datë. Ky qëndrim u bë publik sot nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

"Ne kërkojmë një marrëdhënie më produktive me Turqinë," tha Mitsotakis, gjatë një konference shtypi me homologun e tij Portugez Antonio Costa në Lisbonë.

“Rifillimi i bisedimeve, të cilat u ndërprenë në 2016, do të ishin një hap i parë pozitiv”, tha më tej Mitsotakis.

Komenti i shefit të qeverisë greke erdhi pasi ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se "Ankaraja po bënte një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet eksploruese me Athinën".

Turqia u shpreh e gatshme të ulet në një tryezë me Greqinë brenda muajit janar, ku kryediplomati turk u shpreh se ishte i gatshëm sërish që të takohej me Dendias në Tiranë. Zoti Rama, javës që kaloi, pati dy vizita në Ankara dhe në Athinë. Kryeministri Rama mendohet se në Athinë i ka përcjellë një mesazh kryeministrit grek nga presidenti turk Erdogan.