RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndarja nga jeta e presidentit të Emirateve Arabe, Meta: Lajm i trishtë, kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

13/05/2022

Ndarja nga jeta e presidentit të Emirateve Arabe, Meta: Lajm i trishtë, kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Meta vlerëson kontributin e presidentit të ndjerë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e Tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, ndihmës vëllazërore dhe zhvillimit e përparimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ngushëllimet më të thella Madhërisë së tij Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, familjes, autoriteteve dhe popullit të Emirateve të Bashkuara për këtë humbje të madhe”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Emiratet e Bashkuara Arabe do mbajnë zi kombëtare 40 ditore me flamurin në gjysmështizë dhe puna pezullohet për 3 ditë.

/rtsh.al/