RTSH 24 Live

Kosova

Ndalohet në Doganë autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë, parandalohet kontrabanda e medikamenteve

11/08/2022

Ndalohet në Doganë autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë, parandalohet kontrabanda e medikamenteve

Parandalohet kontrabanda e medikamenteve në Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga Dogana e Kosovës, sipas së cilët mbëmjen e 10 gushtit, në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, njësitë antikontrabandë kanë ushtruar kontroll në një autobus të linjës Tiranë-Prishtinë, ku ka konstatuar mallrat e fshehura që po tentoheshin të kontrabandohezhin. Sipas njoftimit, bëhet me dije se të gjitha mallrat e gjetura, janë sekuestruar.

Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë - Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara. Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim:

  • Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë
  • REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë
  • REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë
  • Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma" 1x300 – 16 pako
  • Xhama me dioptri të ndryshëm

Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, njofton Dogana e Kosovës.

/rtsh.al/