RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ndalohen dy persona, prodhonin mina të telekomanduara

16/03/2021

Ndalohen dy persona, prodhonin mina të telekomanduara

Policia e Durrësit ka ndaluar dy persona me dyshimin se prodhonin mina të telekomanduara me celular. Ata janë identifikuar si Agron Gurakuqi dhe Bledian Gresa. Ata dyshohet se do të shisnin 4 mina  me çmim  3 mijë euro copa.
Të ndluarit rezultojnë të dy banues në Tiranë dhe persona me precedentë penalë për “ndërtim pa leje” dhe “armëmbajtja pa leje “.
Bombat me telekomandë ishin të përgatitura, gati për shpërthim dhe do të shiteshin në qytetin e Durrësit.
Përgjatë tre muajve të parë të parë të këtij viti dhe në muajt e fundit të vitit 2020, policia ka goditur disa raste të tregtisë së armëve dhe municioneve në tregun e zi të cilat dyshohen së përdorën për ngjarjet kriminale.
Rasti më i fundit  i sulmeve me bombë të telekomanduar, ishte ai ndaj makinës së Prokurorit Arjan Muça në Tiranë.
Disa javë më herët, një atentat i ngjashëm iu bë në Kamzë biznesmenit Gjon Mena, i cili mbeti i plagosur.
Ndërsa në vend janë regjistruar edhe disa raste të të vendosjes së eksplozivit në banesa.