RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ndalohen babë e bir, transportonin kokainë

26/03/2021

Ndalohen babë e bir, transportonin kokainë

Policia e Durrësit njoftoi se ka ndaluar 3 shtetas të cilët akuzohen për për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tapiza” u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.
Shërbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë automjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç. Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, njofton policia. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.