RTSH 24 Live

Kulturë

Ndahet nga jeta Tina Turner, Rama: Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm

24/05/2023

Ndahet nga jeta Tina Turner, Rama: Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e legjendës së rock'n'roll-it Tina Turner. Duke shprehur ngushëllimin e tij, Rama shkruan se me ikjen e saj toka është një vend më i varfër dhe qelli është pajisur me një yll të ri të shndritshëm.

Duke shprehur vlerësimin për këngëtaren e madhe botërore, Rama i ka kushtuar dhe rreshta nga kënga e saj më e njohur “Simply the best”

“You're simply the best Better than all the rest…” Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm. RIP”, shkruan Rama.

Ylli i rock'n'roll-it, Tina Turner ndërroi në moshën 83-vjeçare, e cila vuante prej kohësh nga sëmundje e rëndë. Turner bëri epokë me muzikën e saj dhe performancat e gjalla dhe energjike kur këndonte live.

/rtsh.al/