RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndahet nga jeta skenografi dhe piktori Rexhep Aliaj

13/01/2021

Ndahet nga jeta skenografi dhe piktori Rexhep Aliaj

Skenografi dhe piktori Rexhep Aliaj është ndarë nga jeta, I njohur si një nga skenografët e parë të RTSH, Aliaj mbahet mend për krijimin e skenografisë të mbi 16 festivaleve të këngës, para viteve 90. 
Aliaj punoi edhe si piktor filmash artistikë për të zhvilluar më pas karrierën artistike larg Shqipërisë për t’u rikthyer me pikturat e tij moderniste. 

Një mesazh ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe vëllai i të ndjerit, artisti Robert Aliaj. “Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin? R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, ka shkruar ai.