RTSH 24 Live

Botë

Ndahet nga jeta Presidenti i Emirateve të Bashkuara, zi kombëtare 40-ditore, pezullohet puna për 3 ditë

13/05/2022

Ndahet nga jeta Presidenti i Emirateve të Bashkuara, zi kombëtare 40-ditore, pezullohet puna për 3 ditë
Presidenti i Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Lajmin e ka njoftuar media shtetërore WAM. Sipas medias shtetërore, Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbajnë zi kombëtare 40 ditore me flamurin në gjysmështizë duke filluar nga sot, ndërsa puna do të pezullohet për 3 ditë në të gjitha ministritë, departamentet dhe entet federale, lokale dhe private.

"Ministria e Çështjeve Presidenciale vajton popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kombet arabe dhe islamike dhe mbarë botën. Udhëheqësi i kombit dhe mbrojtësi i marshimit të tij, Lartësia e Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Shtetit, ndërroi jetë në krahun e Zotit sot, e premte, 13 maj”, tha WAM.

/rtsh.al/