RTSH 24 Live

Art

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktori Pandi Siku

16/08/2022

Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare aktori Pandi Siku

Aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare mëngjesin e kësaj të marte. Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Yonah Okis, me anë të një postimi në Facebook.

Në 16 Gusht të 2022, babi im, Pandi Siku, u bë një engjëll në parajsë! Të duam shumë”, shkruan Okis. Siku ndërroi jetë në SHBA, ku jetonte që nga viti 2001.

Aktori lindi ne Tirane, me 28 korrik. Pas mbarimit te Institutit të Lartë të Arteve, më 1972, filloi punë në Teatrin Kombëtar deri në vitin 2001, kur emigroi në SHBA. Ka luajtur kryesisht role të dyta, si në shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi, 1979, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta), Komunistët (Rrema, 1981), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zotërinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesëtar i Kori, 1997, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mire” për role të dyta).

/rtsh.al/