RTSH 24 Live

Art

Ndahet nga jeta mjeshtri i peisazhit Sotiraq Xega

30/11/2021

Ndahet nga jeta mjeshtri i peisazhit Sotiraq Xega

Mjeshtri i peisazhit, piktori i njohur korçar Sotiraq Xega, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Sotiraq Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.

Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.