RTSH 24 Live

Art

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme amerikane, fituese e çmimit Oscar

26/11/2022

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme amerikane, fituese e çmimit Oscar

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare këngëtarja e famshme dhe aktorja, Irene Cara. Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte e njohur për këngën e saj në filmin “Fame” të vitit 1980, si dhe hitin e madh “Flashdance... What a Feeling”, për të cilin fitoi një Oscar dhe një Grammy.

Më vonë ajo luajti në filma përballë Clint Eastwood dhe Tatum O'Neal. Publicisti i Cara, i cili njoftoi vdekjen e saj, tha se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Florida, por shkaku është "aktualisht i panjohur".

E lindur në vitin 1959 në Bronx, New York City, Cara ishte më e vogla nga pesë fëmijët dhe filloi karrierën e saj në TV në gjuhën spanjolle. Babai i saj ishte portorikan dhe nëna e saj, kubano-amerikane.

Pasi kishte regjistruar muzikë si fëmijë, si në spanjisht ashtu edhe në anglisht, ajo vazhdoi të shfaqej në një numër muzikalësh në Broadway.

Por ishte në vitin 1980 që Cara fitoi famë kur mori rolin e Coco Hernandez  dhe këndoi këngën “Fame”. Performanca e saj i dha një nominim për aktoren më të mirë në Golden Globe Awards 1981.

Cara më vonë shkroi dhe këndoi “Flashdance… What A Feeling”, nga filmi i suksesshëm i vitit 1983 “Flashdance”, dhe fitoi një çmim Grammy për performancën më të mirë vokale, si dhe një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale./ BBC

/rtsh.al/