RTSH 24 Live

Botë

Ndahet nga jeta këngëtari amerikan Coolio, fitoi famë botërore me këngën “Gansta’s Paradise”

29/09/2022

Ndahet nga jeta këngëtari amerikan Coolio, fitoi famë botërore me këngën “Gansta’s Paradise”

Ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, këngëtari amerikan i muzikës rep Coolio që njihet gjerësisht për hitin "Gansta Paradise" që kryesoi listat në vitin 1995.  Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, ndërroi jetë në Los Angeles, pasi u gjet pa ndjenja në tualetin e shtëpisë së një miku të tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma.

Coolio filloi karrierën si këngëtar rep në Kaliforni në fund të viteve 80, por fitoi famë botërore në vitin 1995, kur publikoi "Gangsta Paradise" (Parajsa e gansterave) që ishe edhe kolona zanore e filmit Dangerous Minds (Mendje të rrezikshme).

Vitin pasus mori çmimin e performancës më të mirë rep në ceremoninë e çmimeve “Grammy”.

/rtsh.al/