RTSH 24 Live

Kulturë

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka

01/01/2021

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka
Dhimiter Orgocka

Aktori dhe regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Mësohet se aktori ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital, ndërsa nuk ka mundur t’i mbijetojë një hemoragjie celebrale.

Orgocka ka lindur më 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës ku ka patur një karrierë të pasur edhe në teatrin “A.Z. Çajupi”. Ai ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare.