RTSH 24 Live

Botë

Navalny planifikon të kthehet në Rusi

13/01/2021

Navalny planifikon të kthehet në Rusi

Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar.

Navalny u dërgua në Berlin për kujdes mjekësor urgjent pasi u helmua në Rusi në muajin gusht të vitit 2020.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Noviçok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Navalny ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit, një pretendim i hedhur poshtë nga Kremlini./REL