RTSH 24 Live

Televizion

Nata finale e Festivalit Europian të Këngës, Peristeri u bën thirrje shqiptarëve ta mbështesin me votë

22/05/2021

Nata finale e Festivalit Europian të Këngës, Peristeri u bën thirrje shqiptarëve ta mbështesin me votë

Këngëtarja e Anxhela Peristeri e cila të shtunën në mbrëmje do të përfaqësojë Shqipërinë në natën finale të Eurovisionit, u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovisionit. "Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet ne ekran!" shkruan Peristeri. Ajo kujton se nga nje telefon mund te votohet deri ne 20 here. 
Këngëtarja e njohur përfaqëson Shqipërinë në Eurosong, pasi u shpall fituese e festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, me këngën Karma.

STATUSI NGA ANXHELA PERISTERI
Sonte eshte nata finale e Eurovizionit❤️ Une do performoj e dyta ☺️ Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet ne ekran!Nga nje telefon mund te votohet deri ne 20 here🔥🔥 Faleminderit shume per mbeshtetjen! Ju dua❤️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱