RTSH 24 Live

Botë

NASA: Rritja e nivelit të detit mund të përmbytë vijën bregdetare të SHBA deri në vitin 2050

03/12/2022

NASA: Rritja e nivelit të detit mund të përmbytë vijën bregdetare të SHBA deri në vitin 2050

Niveli i detit ka të ngjarë të rritet më shpejt sesa mendohej më parë, që do të thotë se qytetet bregdetare të ulëta në SHBA mund të përmbyten në dekadat e ardhshme, ka zbuluar një studim i NASA-s.

Sipas studimit, i cili analizoi tre dekada vëzhgimesh satelitore, deri në vitin 2050, niveli i detit përgjatë brigjeve të afërta të SHBA-së mund të rritet deri në 30 centimetra mbi linjat aktuale ujore. Juglindja e SHBA pritet të preken më rëndë dhe ka të ngjarë të përjetojnë stuhi dhe përmbytje të baticës në të ardhmen e afërt.

Studimi i NASA-s shfrytëzoi matjet satelitore të lartësisë së sipërfaqes së detit dhe më pas i lidhi ato me të dhënat e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

/rtsh.al/