RTSH 24 Live

Teknologji

NASA njofton për zbulimin e 219 planetëve të tjerë

20/01/2022

NASA njofton për zbulimin e 219 planetëve të tjerë

Janë zbuluar 219 planetë të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tonë diellor. Ky është njoftimi i NASA-s që ka shtuar se 10 prej tyre janë me përmasat e Tokës dhe të pozicionuara në zonën e banueshme, domethënë në distancën e duhur nga ylli mëmë, për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe.
Ndërkohë të dhënat e tjera të grumbulluara nga teleskopi hapsinor “Kepler”, numri i “botëve të mundshme aliene” shkon në 4034, ku 2335 janë konfirmuar si planetë e mbi 30 janë të mëdhenj sa Toka.

Lidhur me këtë, Suasan Thomson, shkencëtare e NASA-s është shprehur se, “katalogu përfaqëson pikën e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë: Sa janë planetët e ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë?”.

Suasan ka shtuar se falë të dhënave të grumbulluara nga “Kepler” është bërë e mundur matja e saktë e mijëra planetëve duke zbuluar dy tipologji kryesore mes atyre më të vegjëlve; ata me përbërje shkëmbore me madhësinë e Tokës, e ata që përbehen nga gazi me përmasa më të vogla se Neptuni.

Zbulimi i këtyre dy tipologjive është i rëndësishëm për kërkimet në gjetjen e formave të jetës, pasi tregon se gati gjysma e planetëve të njohur të galaksisë nuk kanë sipërfaqe, ose e fshehin atë pas një atmosfere shkatërruese, domethënë jo të përshtatshme për jetën.