RTSH 24 Live

Kuriozitete

NASA fotografon pjesën më të largët dhe të vjetër të universit deri më sot

12/07/2022

NASA fotografon pjesën më të largët dhe të vjetër të universit deri më sot
Foto e universit më të largët dhe të vjetër deri më sot

NASA ka publikuar foton e pjesës më të vjetër dhe të largët të universit të kapur nga teleskopi i saj hapësinor ‘James Webb’. Teleskopi ka prodhuar imazhin më të thellë dhe më të mprehtë përmes rrezeve infra të kuqe duke kapur deri më sot pjesën më të largët të Universit që mendohet të jetë krijuar mbi 13 miliardë vite më parë. Imazhi i publikuar nga NASA është i tejmbushur me detaje, me mijëra galaktika duke përfshirë objektet më të vogla të vëzhguara ndonjëherë në infra të kuqe.

Studiuesit së shpejti do të fillojnë të mësojnë më shumë rreth masave, moshave, historive dhe përbërjeve të galaktikave, pasi Webb kërkon galaktikat më të hershme në univers.

"Kjo është drita më e vjetër e dokumentuar në historinë e universit, 13 miliardë vjet më parë," tha Biden.

Teleskopi Hapësinor “James Webb” është observatori kryesor i shkencës hapësinore në botë.

Një nga misionet më ambicioze të teleskopit Webb është të studiojë disa nga yjet dhe galaktikat e para që ndriçuan universin menjëherë pas Big Bengut 14 miliardë vjet më parë dhe të zgjidh disa nga misteret në sistemin tonë diellor, do të shikojë përtej botëve të largëta dhe universit tonë.

Teleskopi hapësinor James Webb

 /rtsh.al/