RTSH 24 Live

Kronika

Nard Ndoka, nuk firmos marrëveshjen me Bashën, shkak pozicionimi i tij në listë

24/02/2021

Nard Ndoka, nuk firmos marrëveshjen me Bashën, shkak pozicionimi i tij në listë

Takimi i kreut të PDK, Nard Ndoka, me kreun e PD, Lulzim Basha, sot në selinë blu, ka zgajtur më shumë se çdo takim tjetër. Ndoka ende nuk ka pranuar ta firmosë marrëveshjen me Bashën. Pozicionimi i kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, në listën përfundimtare për deputet, duket se nuk ka qenë pika që ai dhe Basha nuk kanë rëndë dakord. Ndoka mendohet se ka kërkuar një pozicion më të lartë në renditjen se ai që i ka bërë kryedemokrati dhe përtej diskutimeve të gjata duket se ende nuk kanë gjetur një marrëveshje, pasi  Ndoka është larguar nga PD pa e firmosur atë.

Ndard Ndoka dhe Lulzim Basha kanë rënë më herë dakord për të qenë në koalicion dhe të kandidonte në Shkodër, por duket se nuk kanë folur për renditjen në listë, gjë që ka bërë që sot, në ditën e fundit të afatit për regjistrimin e koalicionit, Ndoka të largohet dhe të mos ketë ende një vendim zyrtar për të se si do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

Emri i partisë së Nard Ndokës ishte në dokumentin e koalicionit "PD-Aleanca për ndryshimi", dokument që tregonte formën e marrëveshjes, por ende i pa firmosur nga aleatët, ndërsa nuk dihet nëse kreu i PDK-së do të rikthehet për ta firmosur apo do të dalë i vetëm në zgjedhje. Afati i përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicionit në KQZ është deri në 12 të natës, që pritet të dorëzohet nga Ivi Kaso.