RTSH 24 Live

Kulturë

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës në proces restaurimi

25/06/2021

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës në proces restaurimi

Muzeu Etnografik i qytetit të Gjirokastrës po i nënshtrohet restaurimit. Ky projekt që po zbatohet është pjesë e programit për zhvillimin e integruar urban dhe turistik dhe është i mbështetur nga Banka Botërore.

Rrjeti elektrik, muret, çatia po i nënshtrohen rinovimit dhe restaurimit, madje po bëhet edhe sistemimi dhe shtrimi me kalldrëm dhe vendosja e pllakave me mbishkrim.

Gjirokastra është një muze në qiell të hapur, ku çdo rrugicë e shtëpi ka diçka për të rrëfyer, por mes tyre është një itinerar që duhet ta ndiqni patjetër.