RTSH 24 Live

Aktualitet

Muzeu digjital, Dallto: I aksesueshëm falas, së shpejti edhe me pajisjen VR

19/05/2022

Muzeu digjital, Dallto: I aksesueshëm falas, së shpejti edhe me pajisjen VR

Për herë të parë Shqipëria do të ketë ekspozita dhe muze digjital. Të ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” për të folur për këtë çështje kanë qenë artistët Uiled Dallto dhe Era Canaj.

Dallto ka deklaruar se qëllimi i këtij muzeu është promovimi i artit kontemporan dhe arti digital. Sipas tij mediumi digjital është i thjeshtë për t’u eksploruar dhe gjithësecili mund ta gjejë veten më mirë. Për muzeun digjital është përdorur platforma e videogame-s dhe është e aksesueshme nga të gjithë.

“Muzeu është i aksesueshëm në internet. Kemi përdorur platformën e videogame-s. Brenda muzeut ka shumë lehtësira. Është teatri brenda dhe ne kemi vendosur që të jetë një arkivë për të gjithë performancat e muzikës klasike.  Mund të futesh nga internet. Së shpejt do dalë dhe me pajisjen VR, duke pasur dhe eksperiencën meditative që mund të navigosh sikur je në një muze real. Kjo ide lindi që prej COVID-it. Ideja e muzeut është që është një paketë innovative ku prezantohet arti shqiptarë edhe për eksperienca të huaja. Duke qenë se po bashkëpunojmë edhe me OJF po punojm që muzeu të jetë gjithnjë free. Muzeu është i aksesueshëm falas. Interesi ka qenë goxha i lartë. Do oganizojmë çdo muaj nga një ekspozitë nga artistë dixhitalë”, deklaroi Dallto.

Nga ana e saj violinistja Canaj tha se muzeu digjital është një vitrinë virtuale me ekspozita të ndryshme ku çdo artist do të ketë mundësi të shpalosë artin e tij.

Është mjaft tërheqësi për publikun që një koncert përvecse të jetë në një hapësirë alternative të ketë dhe një ekspozitë dhe një shtresëzim të dy arteve për të përcjellë te publiku. Muzeu është një vitrinë virtuale ku ka ekspozita të ndryshme, është dhe teatri blu ku janë disa nga performancat tona”, tha Canaj.

/rtsh.al/