RTSH 24 Live

Art

Muralja nga Tirana pretendente për çmimin e parë botëror nga Street Art Cites

04/10/2022

Muralja nga Tirana pretendente për çmimin e parë botëror nga Street Art Cites

Një nga muralet e  MurAL Fest Tirana,  është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror që jepet nga faqja Street Art Cites.

Lajmi është dhënë  nga Henril Çule Drejtor i Përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest. “Jemi entuziast që për të dytin vit radhazi një nga perlat e MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites” citohet të ketë thënë zoti Çule.

Autor i murals së Tiranës është piktori zviceran Fabian Bane Florin. “Uroj që artisti Fabian Bane Florin të kurorëzohet me çmimin e parë ashtu si u vlerësua maksimalisht kolegu i tij Gera me Muralen e vitit 2021 në Tiranë tha Henril Çule. Sipas tij kryeqyteti shqiptar ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.
“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti.

/ rtsh.al /